Loading…

Zyrtare: Fidan Shatri emërohet përzgjedhës i Kosovës

  • 01/08/2020 | 14:28

Zyrtare: Fidan Shatri emërohet përzgjedhës i Kosovës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, teksa janë marrë disa vendime të rëndësishme, transmeton Gazeta Metro.


Nga kjo mbledhje është vendosur që Fidan Shatri të emërohet përzgjedhës te Përfaqësuesja A e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Gjithashtu, Bordi i FBK’së ka autorizuar Drejtorin e Përfaqësueseve, Kryetarin e FBK-së dhe Sekretaren e Përgjithshme për të koordinuar me Përzgjedhësin Shatri anëtarët e tjerë të shtabit teknik, të cilët Bordi i FBK-së do t’i emërojë në mbledhjet e radhës.

Kujtojmë se Fidan Shatri është trajner te KBF Prishtina. Ai më parë ka qenë përzgjedhës te Kosova U16 dhe Kosova U20. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë