Loading…

Zyrtare: Futbollisti i Liverpoolit shpallet ‘Futbollisti i Vitit’ në Angli

  • 14/01/2020 | 19:08

Zyrtare: Futbollisti i Liverpoolit shpallet ‘Futbollisti i Vitit’ në Angli

Mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson, është zgjedhur si ‘Lojtari i Vitit’ në Angli për vitin 2019, transmeton Gazeta Metro.


Jordan Henderson ka fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’, duke fituar kështu më së shumti vota. Kapiteni i Liverpoolit la prapa Raheem Sterlingun dhe Harry Kanen.

Henderson përfaqësoi Anglinë në shtatë ndeshje gjatë këtij viti, duke arritur shifrën prej 50 ndeshjeve me ‘Tre Luanët’.

29 vjeçari gjithashtu ndihmoi Kombëtaren e Anglisë të sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’, si lider nga Grupi A.

Në nivel klubes, Henderson ngriti tre trofe gjatë vitit 2019, me Liverpoolin që fituan Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë