Loading…

Zyrtare: Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

  • 14/12/2016 | 19:02

Zyrtare: Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në vendin tonë shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Këtë për gazetametro.net e ka konfirmuar edhe shefi i kabinetit të ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj.

Xhemaj, tha se Gjuriqit i është ndaluar hyrja pasi që MPJ ka kuptuar se ai do marrë pjesë në disa aktivitete ilegale.

“Arsyetimi ka të bëjë me pjesëmarrjen në disa aktivitete të cilat për Qeverinë e Kosovës janë ilegale dhe të papranueshme”, tha Xhemaj për gazetametro.net.

Për të vizituar Kosovës, Gjuriqit do t’i duhet gjithmonë që të ketë leje paraprake nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ai, në kërkesë duhet të raportojë edhe për agjendën që do ta ketë sa është në territorin e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë