Loading…

Zyrtare: Ilir Avdyli i bashkohet Feronikelit

  • 04/08/2020 | 21:11

Zyrtare: Ilir Avdyli i bashkohet Feronikelit

Gjatë ditës së sotme një tjetër futbollist i është bashkuar skuadrës së Feronikelit, për të ndihmuar atyre për sezonin e ri, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet fjalë për portierin, Ilir Avdyli, i cili është dakorduar me klubin, për të vazhduar karrierën e tij në ngjyrat ‘gjelbërt e bardhë’.

Avdyli ishte pjesë e skuadrës së Kukësit nga Shqipëria dhe më parë, ai kishte mbrojtur ngjyrat e KF Tiranës, KF Kamzës e po ashtu edhe Shkëndijës së Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se Avdyli ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Ai do t’i bashkohet klubit në stërvitje më 10 gusht, njofton KF Feronikeli. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë