Loading…

Zyrtare: Ish-sulmuesi i Partizanit të Tiranës transferohet tek Ballkani

  • 23/06/2022 | 20:50

Zyrtare: Ish-sulmuesi i Partizanit të Tiranës transferohet tek Ballkani

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me ish-sulmuesin e Partizanit të Tiranës, Lucas Cardoso, i cili ka nënshkruar kontratë një vjeçare me suharekasit, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook kampionët e këtij edicioni në Superligën e Kosovës kanë bërë të ditur edhe transferimin e tyre të radhës i cili është sulmuesi brazilian, Lucas Cardoso.

Cardoso së fundmi kishte qenë pjesë e skuadrës nga Kazakistani, Kyzylzhar, ndërsa më herët kishte luajtur edhe për Dritën, Partizanin dhe Besën e Kavajës.

Kujtojmë që braziliani është përforcimi i tretë për suharekasit në këtë afat kalimtar veror. Ata më herët kanë arritur marrëveshje me Leonit Abazin dhe Qëndrim Zybën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë