Loading…

Zyrtare: KB Peja emëron trajnerin për sezonin e ri në basketboll

  • 11/09/2019 | 18:26

Zyrtare: KB Peja emëron trajnerin për sezonin e ri në basketboll

Klubi basketbollistik ‘KB Peja’ ka filluar që ta kompletoi skuadrën për sezonin e ri basketbollistik në Superligën e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Pas rikthimit në elitën e basketbollit të Kosovës, KB Peja filluar me kompletimin e skuadrës. Sot(e mërkure) ata kanë zyrtarizuar Jeronimo Sarin në postin e kryetrajnerit.

Sarin është i njohur për basketbollin e Kosovës. Ai në të kaluarën ka udhëhequr edhe dy skuadrat tjera kosovare, KB Prishtinën dhe Bashkimin.

“KB Peja njofton se ka arritur marrveshje me trajnerin kroat, Jeronimo Sarin, për sezonen 2019/20. Trajneri i cili ka një provoj si trajner nga viti 2006, perveç ekipeve kroate, ka stervitur edhe ekipet KB Prishtina, KB Bashkimi dhe Vllaznia nga Shkodra. Së bashku me Jeronimo Sarin, klubi ka filluar te kompletoj ekipen e sezones se ardhshme dhe trajneri pritet ti bashkohet ekipes shumë shpejt për t’i filluar stervitjet. Mirë se vjen Jeronimo Sarin!” – thuhet në njoftimin e klubit pejan./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë