Loading…

Zyrtare: Këta tetë persona synojnë të parin e Drenasit

  • 12/11/2016 | 15:12

Zyrtare: Këta tetë persona synojnë të parin e Drenasit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, Binak Vishaj. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit që do të mbahen më 04 dhjetor 2016.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe se konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet për certifikimin e tyre.

Pas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve, si në vijim:

EMRI DHE LLOJI I SUBJEKTIT POLITIK: KANDIDATËT

Partia Demokratike e Kosovës- Ramiz Lladrovci
Lidhja Demokratike e Kosovës -Bedri Nika
Nisma për Kosovën- Isa Xhemajlaj
Aleanca Kosova e Re- Elmi Thaçi
Fjala- Vehbi Berisha
Kandidat i Pavarur- Xhavit Drenori
Kandidat i Pavarur- Naim Bazaj
Kandidat i Pavarur- Rrahim Elshani

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë