KFF Mitrovica para pak minutash ka prezantuar dy përforcimet e para për afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, kampionia e Kosovës ka bërë të ditur se ka transferuar dy futbolliste nga Afrika e Jugut.
“Sot me datë 02.08.2020 në ambientet e klubit KFF Mitrovica kanë arritur dy përforcimet e para për afatin kalimtar veror 2020.
Zanele Portia Nhlapho (Mbrojtëse) dhe Andisiwe Mgcoyi (Sulmuese) të dyja vinë nga Afrika e Jugut,ku sezonin e kaluar ishin pjesë e KF Apollonia – Fier.
Ditëve të rradhës,do të vijnë edhe përforcimet të tjera të cilat do të kompletojnë ekipën në qëllim të arritjes së objektivave në Champions League edhe në kampionatin e ri 2020/21” – thuhet në njoftimin e KFF Mitrovicës. /gazetametro.net