Loading…
Zyrtare: Kompania më e madhe franceze do ta privatizon Telekomin e Kosovës
  • 04/07/2019 | 16:38

Zyrtare: Kompania më e madhe franceze do ta privatizon Telekomin e Kosovës

Kompania më e madhe e rrjetit telefonik në Francë e cila është multinacionale, ‘France Orange’ pritet që ta privatizojë Telekomin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Gazeta e Metro ka siguruar detaje rreth privatizimit të Telekomi, ku operatori më i madh francez është shprehur tejet i interesuar për ta privatizuar Telekomin e Kosovës.

Ky operatori francez që është i dhjeti në botë, ka kryer deri tani takime me nivele të larta politike dhe teknike në Kosovë.

Madje ‘France Orange’ deri tani ka zhvilluar takime edhe me liderët e Kosovës, vizita e kryeministrit Haradinajt në Francë lidhet pikërisht me këtë çështje, pra me privatizimin e Telekomit, shkruan Gazeta Metro.

‘France Orange’ momentalisht është duke e analizuar dhe hulumtuar tregun dhe vlerën reale te Telekomit si dhe pritet që së shpejti të shpallë interesin edhe publikisht.

Metro ka siguruar dëshmi edhe të takimeve me liderët e vendit dhe hulumtimet që janë duke zhvilluar ‘France Orange’ në Kosovë.

Kush është France Orange, kompania më e madhe e rrjetit telefonik në Francë?

Orange S.A, që më parë është njohur me emrin France Telecom S.A, është korporatë shumëkombëshe telekomunikuese franceze.

Ajo ka 256 milionë klientë në gjithë botën dhe punëson rreth 59.000 persona në vende të tjera, shkruan Gazeta Metro. Orange S.A është operatori i dhjetë më i madh i rrjetit të telefonisë celulare në botë, ndërsa i katërti në Evropë pas Vodafon, Telefonica dhe Veon.

Zyra qendrore e kësaj kompanie është e vendosur në Paris, ndërsa drejtor ekzekutiv është Stephane Richard, shkruan Gazeta Metro.

Orange ka qenë markë kryesore e kompanisë për shërbimet mobile, fikse, interneti dhe IPTV që nga viti 2006. Ajo filloi në vitin 1994 kur Hutchison Whampoa mori një aksion kontrollues në Microtel Communications gjatë fillim të viteve 1990 dhe e cilësoi atë si “Portokalli”

Ajo u bë një degë e Mannesmann në 1999 dhe u ble nga France Télécom në vitin 2000. Kompania u emërua si Orange në korrik 2013.

Gazeta Metro në vazhdim do të sjell edhe detaje të reja për privatizimi ne Telekomit të Kosovës./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë