Loading…

Zyrtare: Konfirmohet vdekja e të burgosurit në Dubravë

  • 24/12/2016 | 15:41

Zyrtare: Konfirmohet vdekja e të burgosurit në Dubravë

I vdekuri i sotëm në burgun e Dubravës është Rexhep (Beqir) Spahiu, i lindur me 1937 nga fshati Kosterc të Komunës së Skenderajt, shkruan Gazeta Metro.


Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se Spahiu ka qenë duke e vuajtur dënimin prej 40 vitesh për vrasje të rëndë. Ai ka qenë i arrestuar që nga viti 2002.

“Rexhep ( Beqir ) Spahiu i vendosur në stacionarin e burgut nën perkujdesje shendetsore, ka vdekur në ora 05:55, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Zogaj.

Ndërkohë, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti i vdekjes po hetohet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë