Loading…

Zyrtare: Krasniqi largohet nga FC Prishtina

  • 04/07/2020 | 21:57

Zyrtare: Krasniqi largohet nga FC Prishtina

Leotrim Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit te grupmoshat e reja te FC Prishtina, duke shtuar se vendimi nuk ishte aspak i lehtë, transmeton Gazeta Metro.


Lajmi është bërë i ditur nga vetë trajneri përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Krasniqi ka thënë se dorëheqje ka dhënë me vetëdeshirë, pavarësisht se vendimi nuk ishte i lehtë, duke shtuar se tani është në kërkim të sfidave të reja.

Postimi i Leotrim Krasniqit (pa ndërhyrje):

“Familjar e shoqeri , nuk do te jem me pjese e FC Prishtines , po largohem me vetedeshire dhe me kry lart , me bindjen qe kom dhon gjitheçka nga vetja qe fanella e Prishtines te perfaqsohet me dinjitet e perkushtim , qe fanella e Prishtines te bartet vetëm nga ata qe e meritojn dhe e djersitin atë .

Duke besuar qe ne Prishtine kom sjell diciplinë , koncept te punes dhe te lojes , po largona me ftyre dhe ndergjegje te paster , duke e ruajt nderin dhe profesionalizmin edhe ne situata shpesh her te veshtira per te mos u nenshtruar asnjeher .

Nese diqka me mban gjalle ne çdo sfide te jetes osht te mbes i pastert sepse rruge tjeter per te arritur sukses perveç punes nuk do te ndjeki kurr ne kurriz te askujt .

Largohem nga klubi ne nje vendim jo te leht per t’u marrur per t’kerkuar sfida te reja duke iu falenderuar te gjithe futbollisteve qe punuam se bashku , kolegeve trener , kordinatorit te shkolles dhe klubit FC Prishtina per mundesin te jem pjese e klubit qe te vazhdoj te ritem si trener ne keto vite”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë