Loading…

Zyrtare: Ky është rendi i ditës për seancën e nesërme të Kuvendit

  • 03/08/2017 | 16:45

Zyrtare: Ky është rendi i ditës për seancën e nesërme të Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të vazhdojë nesër në orën 10:00, thuhet në kumtesën drejtuar mediave.


Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se vazhdimi i seancës konstituive, zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, do të bëhet nesër në orën 10:00.

Rendi i ditës ka vetëm një pikë, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, meqë dy pikat e tjera të kësaj seance ajo për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve janë kryer paradite.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se rendi i ditës në seancën e nesërme është: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë