Loading…

Zyrtare: Liria prezanton përforcimin e fundit nga Mali i Zi

  • 13/08/2019 | 16:42

Zyrtare: Liria prezanton përforcimin e fundit nga Mali i Zi

Skuadra e Lirisë ka kompletuar edhe transferimin e fundit para fillimit të edicionit të ri në Ligën e Parë, transmeton Gazeta Metro.


Sezoni 2019/20 në Ligën e Parë të Kosovës në futboll fillon më 24 gusht, teka Liria ndeshjen e parë e zhvillon në udhëtim te Trepça.

Para kësaj, Liria ka prezantuar edhe përforcimin e fundit. Bëhet fjalë për sulmuesin nga Mali i Zi, Jasmin Muhovic.

“Klubi jonë bën edhe përforcimin e fundit para misionit tonë të vetëm ,hyrjen ne superligë.Fjala është për një lojtarë me eksperienc nga Mali i Zi ,sulmuesin Jasmin Muhovic i ardhur nga FK Podgorica” – thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Objektivi kryesor i Lirisë për këtë sezon mbetet rikthimi në Superligën e Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë