Loading…

Zyrtare: Llapi arrin marrëveshje me Ardit Peposhin

  • 01/08/2020 | 16:32

Zyrtare: Llapi arrin marrëveshje me Ardit Peposhin

KF Llapi po vazhdon me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Pas Eglentin Gjonit dhe Loris Kikkrit, llapjanët kanë arritur marrëveshje edhe me Ardit Peposhin, transmeton Gazeta Metro.


Përmes faqes zyrtare të klubit, KF Llapi ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për transferimin e Ardit Peposhit.

Mbrojtësi i krahut të majtë do jetë pjesë e llapjanëve për së paku një sezon, teksa prezantimi i tij do bëhet kur futbollisti do t’i bashkangjitet skuadrës në fazën përgaditore për edicionin e ri.

“Kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë, Ardit Peposhi.

Peposhi, i gjatë 1.85 m, mbrojtës i krahut të majtë ka zhvilluar 31 ndeshje me Bylisin në edicionin 2019/20 dhe ka realizuar 2 gola e 4 asistime.

Është paraqitur me sukses në 190 ndeshje për klubet si: KF Tirana me të cilën ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, pastaj KF Teuta, KF Korabi, KF Kukësi dhe së fundmi për FK Bylis.

Peposhi ka firmosur kontratën dhe prezantimi i tij do bëhet kur futbollisti do i bashkangjitet skuadrës në fazën përgaditore për edicionin e ri” – thuhet në njoftimin e KF Llapit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë