Loading…

Zyrtare: Llapi rinovon kontratën me Bianor Neton

  • 19/05/2022 | 21:37

Zyrtare: Llapi rinovon kontratën me Bianor Neton

Skuadra e Llapit përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me qendërmbrojtësin brazilian, Bianor Neto, transmeton Gazeta Metro.


Pak çaste më parë klubi i Llapit ka komunikuar se ka gjetur akordin për të rinovuar kontratën edhe për sezonin e ardhshëm me qendërmbrojtësin, Bianor Neto.

Ai ishte transferuar vitin e kaluar nga skuadra e Shkupit dhe këtë sezon në Superligën e Kosovë ka treguar paraqitje të mrekullueshme, ku si qendërmbrojtës ka gjetur gjashtë herë golin në 30 takime.

27-vjeçari ishte përfolur javët e fundit për një largim të mundshëm nga skuadra e Tahir Batatinës, por tani shuhen të gjitha zërat për një largim të mundshëm. /gazetametro.net

Postimi i plotë:

Bianor Neto rinovon kontratën me Llapin
Sot kemi gjetur akordin për të rinovuar kontratën edhe për sezonin e ardhshëm me njërin nga qendërmbrojtësit më të mirë në Superligë, Bianor Neto.
Braziliani 27 vjeçar që erdhi verën e vitit të shkuar nga skuadra e Shkupit është përshtatur jashtëzakonisht mirë me ambientin bardhekaltër dhe ka treguar paraqitje tejet të mira duke gjetur 6 herë golin në 30 paraqitje deri më tani.
Neto është një emër i përfolur kohëve të fundit por që i mbyll të gjitha zërat e largimit të mundshëm duke rinovuar kontratën edhe për një vit me ekipin tonë dhe duke vazhduar t’i jep stabilitet të madh fazës defanzive të ekipit!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë