Skuadra e Llapit ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin qendror, Igor Vukcevic, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e skuadrës kundërshtare të tyre në Conference League, Buducnos Podgorica, transmeton Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook klubi i Llapit ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin 22-vjeçar, Igor Vukcevic.
Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës Kom Podgorica, skuadrës e cila bën pjesë në Ligën e Dytë të Malit të Zi. Vukvevic ishte edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës, ku në sezonin e kaluar kishte shënuar 17 gola në 34 ndeshje.
Në postimin e llapjanëve në fund thuhet se ai është bashkuar me ekipin në përgatitje në Ohër dhe ka firmosur kontratë tre vjeçare. /gazetametro.net