Loading…

Zyrtare: Llapi transferon mesfushorin e Kosovës U21

  • 29/01/2023 | 16:06

Zyrtare: Llapi transferon mesfushorin e Kosovës U21

Klubi i Llapit përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin ofensivë, Gentrit Limani, transmeton Gazeta Metro.


Në postimin e Llapi thuhet se 22-vjeçari është bashkuar sot me ekipin në përgatitjet finale para ndeshjes së Kupës dhe edicionit pranveror të Superligës.

Limani është pjesë e Kombëtares së Kosovës U21, ndërsa më parë ka veshur fanellën e ‘Dardanëve’ edhe për grupmoshën U19.

”Karrierën e tij e ka nisur tek kategoritë e reja të Eintracht Frankfurt, kurse ka vijuar me paraqitje tek: Kickers Offenbach U17 (26 ndeshje, 8 gola, 4 asistime), VfL Bochum U19 (45 ndeshje, 9 gola, 11 asistime), Hamburger SV II (52 ndeshje, 4 gola, 10 asistime) dhe së fundmi tek, FC Rot-Weiß Koblenz (23 ndeshje, 1 gol, 4 asistime),” thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni postimin e plotë nga skuadra e Llapit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë