Loading…

Zyrtare: Loris Karius bëhet me skuadër të re

  • 28/09/2020 | 18:00

Zyrtare: Loris Karius bëhet me skuadër të re

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, është rikthyer edhe njëherë tjetër në Bundesligën gjermane, por kësaj radhe te skuadra e Union Berlinit, transmeton Gazeta Metro.


Ish portieri i Mainzit nga sot e tutje do bartë veshur fanellën e Union Berlinit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

FC Union Berlin ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për huazimin e 27 vjeçarit për një vit.

Loris Karius së fundmi ishte i huazuar edhe te Besiktas në Superligën e Turqisë, teksa me Liverpoolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë