Loading…

Zyrtare: Manchester City bën goditjen e parë, transferon sulmuesin spanjoll

  • 04/08/2020 | 21:21

Zyrtare: Manchester City bën goditjen e parë, transferon sulmuesin spanjoll

Manchester City ka kompletuar transferimin e parë për këtë afat kalimtar, duke transferuar Ferran Torresin, transmeton Gazeta Metro.


Nënkampioni anglez ka njoftuar se ka arritur marrëveshje transferimi me Ferran Torresin, i cili sot është prezantuar në ambientet e klubit.

Sulmuesi i krahut të djathtë ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe do jetë pjesë e ‘Qytetarëve’ deri në verën e vitit 2025.

Ferran Torres në sezonin e fundit ka regjistruar 44 paraqitje me Valencian, duke shënuar 6 gola.

20 vjeçari shihet si zëvendësues i sulmuesit gjerman, Lorey Sane, i cili më parë u transferua te Bayern Munich. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë