Loading…
Zyrtare: Mario Balotelli në Serie A, rikthehet te ish skuadra e tij
  • 18/08/2019 | 21:34

Zyrtare: Mario Balotelli në Serie A, rikthehet te ish skuadra e tij

Sulmuesi problematik, Mario Balotelli, është rikthyer te Brescia, te skuadra e tij e fëmijërisë, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra e Brescias përmes faqes se tyre zyrtare kanë njoftuar për transferimin e Mario Balotellit. 29 vjeçari i bashkohet italianëve si transfer i lirë, teksa së fundmi ishte pjesë e Marseille në Francë.

Klubi italian ka njoftuar se sulmuesi ka nënshkruar kontratë shumëvjeçare, duke mos zbulur se sa për sa vite bëhet fjalë.

“Mario Balotelli Barwuah është zyrtarisht një lojtar i ri i Brescia. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë shumë-vjeçare me ‘Rondinelle’. Kthimi në Itali, pas tre vjetësh, u mundësua nga vendosmëria dhe entuziazmi i Marios për t’u rikthyer në Brescia, qyteti ku ai u rrit dhe ku që kur ishte fëmijë ai u dallua për aftësitë e tij fizike dhe teknike. Nesër, më 19 gusht, futbollisti do të prezantohet zyrtarisht në selinë e Brescia Calcio, Via Solferino 32, në orën 4:45 pasdite” – thuhet në njoftimin e klubit të Brescias.

Balotelli thuhet se do të përfitojë prej 1.5 milionë euro në vit(plus bonuse) dhe një rinovim automatik në rast se Brescia shpëton nga rënia nga Serie A këtë sezon./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë