Loading…
Zyrtare: Mbrojtësi anglez vazhdon kontratën edhe për një vit me Manchester United
  • 11/02/2019 | 15:26

Zyrtare: Mbrojtësi anglez vazhdon kontratën edhe për një vit me Manchester United

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Manchester United, Ashley Young, ka vazhduar kontratën me klubin, transmeton Gazeta Metro.


Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Manchesterit dhe sipas kontratës të re mbrojtësi 33 vjeçar do të jetë pjesë e ‘’Djajve’’ së paku edhe për një vit.

Young ka luajtur një rol të rendësishëm te skuadra e Manchesterit edhe pse kishte një konkurencë të fortë nga dy mbrojtësit tjerë, Diego Dalot dhe Antonio Valencia.

Ashley Young është pjesë e Manchester United që nga viti 2011 kur ishte transferuar nga skuadra e Aston Villas dhe që nga ajo kohë mbrojtësi ka regjistruar 227 parqitje për klubin nga Manchesteri.

33 vjeçari gjithashtu me Manchesterin ka fituar Premier Ligën, Ligën e Evropës, Kupën FA dhe Kupën Carabao./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë