Loading…

Zyrtare: Milani transferon mbrojtësin e ri francez

  • 05/08/2020 | 23:26

Zyrtare: Milani transferon mbrojtësin e ri francez

AC Milan ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit france, Pierre Kalulu, si lojtar të lirë, transmeton Gazeta Metro.


20 vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës së dytë të Lyonit, dhe pas skadimit të kontratës vendosi që t’i bashkohet ‘Rossonerëve’.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, AC Milan ka njoftuar se 20 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025.

Pierre Kalulu është produkt i Lyonit. Pozita e tij natyrale është mbrojtës i krahut të djathtë, por mund të luajë edhe në pozitat e tjera të mbrojtjes. /gazetametro.net

(Pierre Kalulu)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë