Skuadra e Newcastle United ka transferuar portierin e Kombëtares së Anglisë, Nick Pope, i cili pas gjashtë vitesh largohet nga Burnley, transmeton Gazeta Metro.
Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit është bërë e ditur se ata kanë arritur marrëveshje katër vjeçare me Nick Pope, ku ky i fundit është shprehur tejet i lumtur për këtë nënshkrim.
”Tani jam këtu dhe mezi pres të filloj. Marrëveshjes iu deshën disa javë që të realizohej, por kaloi shumë shpejt dhe jam i kënaqur të jem këtu dhe mezi pres që t’i fillojmë punëve,” tha Pope për faqen zyrtare të Newcastle United.
Pope në gjashtë sezonet e tij me Burnley ishte shpallur dy herë lojtari më i mirë i klubit, ndërsa ka zhvilluar edhe tetë paraqitje me ‘Tre Luanët’.
Ai vitin e kaluar kishte arritur të thyej edhe një rekord domethënës, duke u bërë portieri i parë në histori të Anglisë që mban portën e paprekur në gjashtë ndeshjet e tij të para. /gazetametro.net
✍️ #NUFC are delighted to announce the signing of Nick Pope from Burnley on a four-year deal!
⚫️⚪️
— Newcastle United FC (@NUFC) June 23, 2022