Skuadra e Ballkanit ka njoftuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm, Sami Sermaxhaj, transmeton Gazeta Metro.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar sot se ka ndarë rrugët me trajnerin Sami Sermaxhaj.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar se shkak i ndarjes është pasi që trajneri nuk ka arritur rezultatet e pritura nga klubi.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e lëshuar nga skuadra e Ballkanit:
“ZYRTARE: SHKËPUSIM KONTRATËN ME TRAINERIN SERMAXHAJ
Therandë, 15 Prill 2019 – Pas bashkëpunimit disa mujor me trainerin Sami Sermaxhaj,sot kemi shkëputur bashkëpunimin.
Shkëputja e marrëveshjes është bërë me marrëveshje të dy anëshme,pasi mungonin rezultatet e pritura nga klubi.
FC Ballkani i uron trainerit Sami Sermaxhaj sukses dhe falenderon për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme” – ka shkruar Ballkani në njoftimin e tyre.
Ndryshe, Ballkani momentalisht gjendet në pozitën e tetë në tabelë me 32 pikë./gazetametro.net