Loading…
Zyrtare: Prishtina konfirmon largimin e dy mbrojtësve të njohur
  • 14/07/2019 | 14:55

Zyrtare: Prishtina konfirmon largimin e dy mbrojtësve të njohur

Nënkampioni i Kosovës, FC Prishtina, ka njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me dy mbrojtësit e krahut, Abdul Bashiru dhe Donat Hasanaj, transmeton Gazeta Metro.


Mbrojtësi i majtë, Abdul Bashiru, mbetet lojtar i lirë pas largimit nga Prishtina, teksa Donat Hasanaj ditë më parë kishte kompletuar transferimin e tij te skuadra e Dritës.

Kjo është konfirmuar nga vet klubi i Prishtinës, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

“Me iniciativë të klubit, me marrëveshje, është ndërprerë kontrata me mbrojtësin e majtë, ganezin, Abdul Bashiru. 27 vjeçari me Prishtinën ka regjistruar 71 ndeshje dhe 1 asistim. Donat Hasanaj, në muajin shtator i mbush 20 vjeç, fëmijë i Shkollës së futbollit FC Prishtina, me ekipin e parë ka regjistruar 6 paraqitje dhe 1 asistim. Mesfushori prishtinas i cili ka luajtur edhe si mbrojtës i djathtë, pas skadimit të kontratës ka vazhduar me Dritën nga Gjilani. FC Prishtina i uron sukses Donatit në vazhdim të karrierës” – thuhet në njoftimin e klubit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë