Skuadra e Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur edhe transferimin e tretë të saj për këtë sezon. Ai është qendërmbrojtësi, Besir Ramadani, i cili ka firmosur kontratë dy vjeçare me kryeqytetasit, transmeton Gazeta Metro.
Klubi i Prishtinës ka filluar të jetë aktive në këtë afat kalimtar veror pasi zyrtarizoi ditën e djeshme transferimet e Endrit Bahollit dhe Mërgim Pefqelit, sot ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin, Besir Ramadani.
Ai së fundmi ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, e cila garon në Superligën e Maqedonisë.
Ramadani më herët ka qenë pjesë edhe e Shkupit dhe Gostivarit, ndërsa mëmë parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse pastaj është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21. /gazetametro.net