Siç edhe raportoi Metro më herët, Qeveria edhe zyrtarisht njoftoi se do të ndajë 20 mijë euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame e cila u dogj të hënën në Paris, transmeton Gazeta Metro.
Ky vendim erdhi si pikë e parë në mbledhjen e Qeverisë të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Gazeta mëson se Qeveria kishte në plan të ndajë një shumë më të madhe për këtë rast, por pas ‘zhurmës’ që krijua është zbritur shuma.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme por dhe sot politikanë të shumtë kosovarë dolën kundër këtij vendimi të Qeverisë.
Ndër ta edhe kreu i PSD’së, Shpend Ahmeti dhe Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixihku.
Kujtojmë se, për dallim nga shuma modeste nga ana e Kosovës, Shqipëria ka ndarë 100.000 euro për të njëjtin qëllim./gazetametro.net