Loading…

Zyrtare: Reprezentuesi i Shqipërisë, Shala transferohet te Llapi

  • 12/08/2020 | 16:50

Zyrtare: Reprezentuesi i Shqipërisë, Shala transferohet te Llapi

KF Llapi ka transferuar një portier nga Shqipëria. Bëhet fjalë për Arlis Shalën, i cili vjen nga Durrësi, transmeton Gazeta Metro.


Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.

20 vjeçari në korrik të këtij viti ishte i grumbulluar me Kombëtaren A të Shqipërisë, teksa në nivelin e skuadrave ka luajtur për Teutën, Cesenan, Flamurtarin dhe së fundmi ishte pjesëe Luftëtarit.

“KF Llapi njofton për marrëveshjen 3 vjeçare të arritur me portierin nga Durrësi, Arlis Shala.

Portieri i gjatë 1.96 m, reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17, U18, U19, U20 si dhe Kombëtares “A”, nga dita e sotme do vijoj të jetë pjesë e Llapit për 3 vitet e ardhshme.

Shala, 20 vjeçar i lindur më 26.07.2000 në Durrës, ka qenë pjesë e klubeve: KF Teuta (2010-2018), FC Cesena (2018), FC Besa Kavajë (2018), FC Flamurtari Vlorë (2019/20) si dhe së fundmi tek FC Luftëtari, ku për 6 muaj ishte titullar i padiskutueshëm.

Pas paraqitjeve të mira me Luftëtarin, ku si 20 vjeçar ishte titullar, Kombëtarja “A” e Shqipërisë e udhëhequr nga trajneri Edi Reja e ftoi në grumbullim tre ditor, për datat 6,7 dhe 8 korrik 2020″ – thuhet në njoftimin e KF Llapit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë