Manchester City nuk po ndalet së transferuari mbrojtësa. Transferimi i radhës është portugezi, Ruben Dias, i cili së fundmi ishte pjesë e Benficas, transmeton Gazeta Metro.
23 vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe është produkt i klubit të Benficas, skuadër të cilës i është bashkuar si i ri në vitin 2010 dhe më 2017 ka bërë debutimin te skuadra e parë.
Qendërmbrojtësi portugez me ‘Qytetarët’ ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare dhe do bartë veshur fanellën me numrin ‘3’.
HERE WE GOOOOO! https://t.co/65nYVM7Wr9
— Manchester City (@ManCity) September 29, 2020
Manchester City ka paguar 68 milionë euro për shërbimet e Ruben Dias, i cili bëhet transferimi i tretë më i shtrenjtë te klubi anglez. I pari renditet Kevin de Bruyne i cili ishte transferuar për 76 milionë euro nga Wolfsburgu, kurse i dyti renditet Rodri i cili ishte transferuar për 70 milionë euro nga Atletico Madrid.
Ndryshe, qendërmbrojtësi portugez bëhet transferimi i tretë te skuadra e Pep Guardiolas për këtë afat kalimtar, pas Ferran Torresit dhe Nathan Ake. /gazetametro.net