Loading…

Zyrtare: Sadam Sulley largohet nga Prishtina

  • 29/06/2022 | 14:18

Zyrtare: Sadam Sulley largohet nga Prishtina

Skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin, Sadam Sulley, i cili u transferua tek bardhë e kaltrit në janar të këtij viti nga skuadra sllovake, Senica, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook klubi i Prishtinës ka njoftuar se sulmuesi, Sadam Sulley, nuk do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Kryeqytetasit gjithashtu falënderojnë futbollistin shtatlartë për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshirojnë suksese në vazhdim të karrierës.

Sulley për Prishtinën u paraqit në 16 ndeshje zyrtare në të gjitha garat dhe shënoi shtatë gola. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë