Loading…

Zyrtare: Samir Zekiqi transferohet te Ylli

  • 19/08/2019 | 14:13

Zyrtare: Samir Zekiqi transferohet te Ylli

Basketbollisti i njohur mitrovicas, Samir Zekiqi, nga sezoni i ri do të veshë fanellën e KB Golden Eagle Yllit, transmeton Gazeta Metro.


Ish basketbollisti i Pejës e Trepçës nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës së Yllit. Lajmi për transferimin e tij është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit ‘verdhezi’.

“Basketbollisti mitrovicas Samir Zekiqi prej sot është pjesë e klubit tonë.Përfaqësuesi i Kosovës, që njihet si lojtar i qëndrueshëm dhe jo me formë labile, do të jetë një nga ata që do të dominojnë në trapez. Ne jemi të gëzuar që në formacionin tonë do të kemi Samirin. Zekiqit i urojmë mirëseardhje!” – thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë