Barcelona ka zbuluar se trajneri Sergi Barjuan që ishte në ekipin B, do jetë për një kohë në krye të ekipit të parë.
Klubi katalunas përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se Barjuan do jetë në krye derisa të vie pasuesi i Ronald Koeman, që u shkarkua në verë.
“Barcelona bën me dije se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barçës B, do të marrë provizorisht drejtimin teknik të ekipit të parë. Pozicioni i përkohshëm në stolin e ekipit të parë do të mbyllet sapo klubi të mbyllë punësimin e një trajneri të ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, Xavi do jetë pasuesi i Koeman, ngase ka arritur marrëveshje verbale me klubin dhe ka mbetur vetëm ndërprerja e kontratës me Al-Sadd.
[ÚLTIMA HORA]
Sergi Barjuan, nuevo entrenador interino del FC Barcelona
Más información
▶ https://t.co/qqwNjTUjfb pic.twitter.com/WgxgqRlF2p— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) October 28, 2021