Loading…

Zyrtare: Shkaku i Covid shtyhet ndeshja Tottenham – Rennes

  • 08/12/2021 | 22:26

Zyrtare: Shkaku i Covid shtyhet ndeshja Tottenham – Rennes

Ndeshja e Ligës së Konferencave, Tottenham-Rennes.


Tottenham Hotspur ka konfirmuar me anë të një komunikate për shtyp se ndeshja e tyre në Ligën e Konferencave në kuadër të Grupit G do të shtyhet.

“Ne mund të konfirmojmë që ndeshja e jonë në shtëpi në UEFA Konferencë Ligë në Grupin G kundër Stade Rennais nuk do të zhvillohet nesër (e enjte 9 dhjetor ora 21:00) për shkak të numrit të madh të rasteve pozitiv me Covid-19 në klub. Diskutimet po vazhdojnë me UEFAnë dhe ne do të tregojmë më shumë për këtë ndeshje më kohë”, thuhet në komunikatën e klubit londinez.

“Si shtesë, ne po diskutojmë edhe me Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore (e njohur si instituti kombëtar i shëndetësisë në Angli) dhe këshilltarët e DCMS, ku klubi është këshilluar që të mbyllet zona e qendrës stërvitore për skuadrën e parë në këtë kohë, në interes të shëndetit dhe sigurisë së lojtarëve dhe stafit. Të gjitha zonat e tjera mbesin operacionale”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë