Loading…

Zyrtare: Sulmuesi i famshëm brazilian transferohet te Tottenham Hotspur

  • 01/07/2022 | 10:33

Zyrtare: Sulmuesi i famshëm brazilian transferohet te Tottenham Hotspur

Skuadra e Tottenham Hotspur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur se ka nënshkruar me sulmuesin brazilian, Richarlison, transmeton Gazeta Metro.


Ish-sulmuesi i Everton ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte, të cilët paguan rreth 60 milionë funte për të siguruar shërbimet e tij.

Ai ka zhvilluar 173 paraqitje në Premier League, ku ka shënuar edhe 48 gola, gjatë periudhave të kaluara në Watford dhe Everton që kur kaloi nga Fluminense në gusht të vitit 2017.

Ndërsa, sezonin e kaluar në elitën e futbollit anglez ai ka shënuar dhjetë gola në 30 takime, kurse ka regjistruar edhe pesë asistime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë