Skuadra e Torinos ka bërë të ditur se sulmuesi i rrezikshëm italian, Andra Belotti, nuk do të vazhdoj kontratën me klubin dhe do të largohet si lojtar i lirë, transmeton Gazeta Metro.
Torno përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se pajtohen me vendimin e sulmuesit për të nisur një përvojë të re dhe që nga dita e sotme rrugët e tyre do të ndahen.
Caro Andrea, prendiamo atto della tua decisione di intraprendere una nuova esperienza, da oggi le nostre strade si separano. pic.twitter.com/1Xh2oRki5T
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) July 1, 2022
Ndërsa, gazetari i famshëm, Fabrizio Romano, ka shkruar në Twitter se Belotti ende nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë klub dhe së shpejti do të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Official statement from Torino now confirms Andrea Belotti will not sign a new contract – he’s available on the market as free agent immediately, no full agreement with any club yet. 🚨🇮🇹 #transfers
Belotti will make a decision on his future club soon.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 1, 2022
Ai sezonin e kaluar ishte paraqitur në 22 ndeshje në Serie A pasi që kishte pasur probleme edhe me lëndime, kurse kishte arritur të realizoi edhe tetë gola. /gazetametro.net