Me ftesë të Presidentit të Federatës për Paqe Universale, Thomas G. Walsh, ish- kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, deputetja e PDK’së Flora Brovina dhe kryetari i VV’së Visar Ymeri, morën pjesë në Samitin e Katërt Botëror për “Paqe, Siguri dhe Zhvillim Njerëzor”, përcjell Gazeta Metro.
Samiti u mbajt në Seul të Koresë Jugore, nga 1 deri më 5 shkurt 2017, nën organizimin e Federatës së Paqes Universale.
Me këtë rast, u mbajt edhe Kuvendi i parë Global i Shoqatës Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe, njofton kumtesa e kuvendit.
Konferenca punimet i zhvilloi në më shumë se tetë sesione, duke prekur një numër çështjesh me rëndësi për paqen, sigurinë dhe zhvillimin njerëzor.
Prezantimet dhe diskutimet e pjesëmarrësve nga shumë vende të botës nxorën reflektimet duke u bazuar në përvojat e vendeve dhe rajoneve të tyre, së bashku me hapat e mundshëm të veprimit për ndërgjegjësim, vizion të ri dhe udhëheqje të guximshme për të zgjidhur çështjet kritike të kohë sonë, thuhet më tej në kumtesë.