Loading…

Zyrtare: Tre futbollistë largohen nga Ballkani, në mesin e tyre edhe Daku

  • 10/06/2021 | 08:37

Zyrtare: Tre futbollistë largohen nga Ballkani, në mesin e tyre edhe Daku

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar se nga skuadra e tyre janë larguar tre top lojtarë.


Sipas njoftimit tre futbollistët që janë larguar janë: Mirlind Daku, Arbër Hoxha dhe Arbër Shala.

Poashtu përveç këtyre tre lojtarëve, me Ballkanin i ka ndarë rrugët edhe drejtori sportiv, Avni Bytyqi.

“Huazimi i Mirlind Dakut nga NK Osjek (Kroacia) i cili duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë hyri në histori si golashënuesi me i mirë, skadon në këtë muaj gjatë së cilit ai do të kthehet në klubin kroat.

Daku na ka dhuruar shumë emocione gjatë kohës sa ka djersitur fanellën e portokalltë, të cilin e falënderojmë dhe i dëshirojmë shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës”.

“Anësori këmbëshpejtë Arbër Hoxha pas bashkëpunimit dy vjeçar ka vendosur qe fatin e tij sportiv dhe ngritjen si futbollist profesionist ta kërkojë në njërën nga ligat e Evropës. Klubi falënderon Arbërin duke i dëshiruar shumë sukses në klubin e ri”.

“Arbër Shala mbrojtësi i majtë ndan rrugët me FC Ballkani pas një periudhe 6 mujore sa ka qëndruar në detyrat e tij, të cilat i ka kryer me shumë përkushtim, duke e falënderuar Arbrin i urojme shume suksese gjet karrierës në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë