Loading…

Zyrtare: Trepça ’89 bën transferimin e parë në merkato

  • 23/06/2022 | 17:25

Zyrtare: Trepça ’89 bën transferimin e parë në merkato

Skuadra e Trepçës ’89 përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Bleon Sekiraqa, transmeton Gazeta Metro.


Trepça ’89 u rikthye pas vetëm një sezoni në Superligën e Kosovës dhe tani ka bërë edhe transferimin e saj të parë në merkato, i cili është mesfushori, Bleon Sekiraqa.

”Minatorët bëjnë afrimin e parë për këtë merkato. Bleon Sekiraqa është emri më i ri qe i bashkohet Klubit të Minatorëve. Mesfushori me tipare ofanzive i është bashkuar skuadrës dhe ka filluar pregaditjet për sezonin e ri 2022/23. Mirëseerdhe Bleon,” thuhet në postimin e tyre.

Sekiraqa së fundmi kishte qenë pjesë e Drenicës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Malishevën, Ballkanin dhe Prishtinën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë