Loading…

Zyrtare: UEFA zbulon formacionin e javës në Champions League

  • 27/02/2026 | 08:49

Zyrtare: UEFA zbulon formacionin e javës në Champions League

Spektakli evropian riktheu emocionet të martën dhe të mërkurën me përballjet vendimtare të play-offit në UEFA Champions League, ku u përcaktuan skuadrat që siguruan një vend në mesin e 16 më të mirave.


Biletën për fazën tjetër e prenë Real Madrid, Galatasaray, Atalanta, Paris Saint-Germain, Atlético Madrid, Bayer Leverkusen, Newcastle United dhe Bodo/Glimt, duke kompletuar listën e ekipeve që do të vazhdojnë garën për trofeun.

Pas mbylljes së takimeve, organizatori i garës ka bërë publike edhe 11-shen më të spikatur të kësaj jave. Në portë është përzgjedhur Jan Oblak, ndërsa prapavija përbëhet nga Zappacosta, Bjortuft dhe Tapsoba. Reparti i mesit përfaqësohet nga McKennie, Tchouameni dhe Tonali, që patën paraqitje vendimtare për skuadrat e tyre.

Sulmi dominohet nga Kvaratskhelia, Hauge, Osimhen dhe Sorloth, të cilët me golat dhe ndikimin e tyre në lojë siguruan kualifikimin për ekipet respektive. Tashmë vëmendja zhvendoset te raundi i 1/8 së finales, ku priten duele edhe më të zjarrta mes pretendentëve evropianë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë