Loading…

Zyrtare: Vendosen masat e reja anti-covid, ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00

  • 05/04/2021 | 15:41

Zyrtare: Vendosen masat e reja anti-covid, ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00

Qeveria e Kosovës, ka njoftuar masat e reja anti-covid në Kosovë. Këto masa përfshijnë pezullimin e aktiviteteve të caktuara, shkruan Gazeta Metro.


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, ka treguar masat e reja të cilat parashohin pezullim të aktivitetit të gastronomisë, arsimit parauniversitar dhe atij universitar (të cilët kalojnë në mësim online.)

Arsimi parauniversitar do kalon në mësim online nga 12 deri 18 prill, ato universitare 7-18 prill.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Ndërkaq bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ndër masat është edhe pezullimi i konvikteve dhe menzave të cilat pezullojnë aktivitetin e tyre nga 7 deri më 18 prill 2021./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë