Loading…

Zyrtare: Vjosa Osmani kandidon për pozitën e presidentit, kundër kandidate e Haradinaj

  • 14/01/2021 | 14:08

Zyrtare: Vjosa Osmani kandidon për pozitën e presidentit, kundër kandidate e Haradinaj

Marrëveshja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka si pikë të veçantë edhe çështjen e presidentit dhe kështu zyrtarisht Osmani kandidon për pozitën e presidentit, shkruan Gazeta Metro.


Kjo është konfirmuar në një konferencë të përbashkët që kanë mbajtur Osmani dhe Kurti nga holli i Kuvendit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani tha se do të jetë ajo që kërkon të rilegjitimohet posti i presidentit.

“Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju”, tha ajo.

Për pozitën e presidentit po kandidon edhe Ramush Haradinaj, i cili tani ka një kundërkandidate.

Ndryshe zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen me 14 shkurt të këtij viti dhe Kurti e Osmani do të jenë në një listë të përbashkët. //gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë