Loading…

Zyrtare: Xavi merr postin e trajnerit të Barcelonës

  • 06/11/2021 | 08:15

Zyrtare: Xavi merr postin e trajnerit të Barcelonës

Gjiganti spanjoll më në fund ka gjetur pasuesin e Ronald Koeman.

Skuadra e Barcelonës pak ditë më parë shkarkoi trajnerin Ronald Koeman shkaku i rezultateve të dobëta.

Tani vendin e Koeman te Barça do ta zë ish-futbollisti Xavi Hernandez.

Klubi spanjoll përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje tre-vjeçare me Xavin që të jetë në krye të ekipit deri në qershor të vitit 2024.

Është ky një rikthim i spanjollit pasi më parë ishte pjesë e ‘Blaugranëve’ si lojtar, ndërsa tani do të kthehet si trajner i tyre.

Xavi do të arrijë në Barcelonë këtë vikend, ndërsa do të prezantohet si trajner i ri i klubit të hënën.

Gjatë karrierës si futbollistë ai ka fituar shumë trofe me Barçën, ndërsa tani një gjë të tillë synon ta bëjë edhe si trajner.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë