Loading…

Zyrtarët e KQZ’së hezitojnë t’i organizojnë zgjedhjet në veri: Është në pyetje siguria fizike

  • 08/12/2022 | 17:40

Zyrtarët e KQZ’së hezitojnë t’i organizojnë zgjedhjet në veri: Është në pyetje siguria fizike

Anëtarët e KKZ-ve kanë deklaruar se nuk janë të gatshëm të shkojnë në vendin e tyre të punës në zyrat që ndodhen në katër komunat veriore meqë nuk ka siguri.


Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka thënë se ata kanë deklaruar se nuk do të shkojnë në asnjë mënyrë në këto rrethana pasi që është në pyetje siguria fizike.

Anëtarët e KQZ-së kanë theksuar se duhet të shihet mundësia e zëvendësimit të tyre por kanë shtuar se duhet t’ u krijohet mundësi për të kryer punën e tyre.

Ndërsa, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se të gjithë zyrtarët duhet të angazhohen dhe duhet të bëhet një plan i punës.

“Nuk mundet me mbete peng vetëm situata e krijuar, frika jonë. E kemi obligim t’i organizojmë zgjedhjet, deri të na thonë se jo nuk ka mundësi”, ka deklaruar Kurteshi.

Ndryshe, gjatë së mërkurës mbrëma, ndodhën edhe dy shpërthime në veri.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, ka njoftuar se shpërthimet në veri të Kosovës erdhën nga shok-bombat.

“Kanë ndodhur dy shpërthime me shok bomba. Nuk ka dëme e as të lënduar. Një është hedhur në një udhëkryq në Lagjen e Boshnjakëve dhe një në Kodrën e Minatorëve”.

“Ka shtëpi të banuara në afërsi, mirëpo nuk ka të lënduar. Këto janë shok bomba, nuk kanë aftësi shkatërruar”, u shpreh ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë