Padyshim që kësaj liste i prin zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, i cili del të ketë pasuri prej 57 milionë e 601 mijë e 74 euro.
Këto të dhëna janë publikuar nga Lëvizja Fol, e cila ka selektuar disa prej zyrtarëve më të pasur në Kosovë.
Sipas këtij publikimi pas Ramiz Kelmendit, vjen deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili tashmë ka të regjistruar një pasuri prej 6 milionë e 597 mijë e 704 euro.
I treti në këtë listë të Lëvizjes Fol, del të jetë deputeti Salih Salihu, i cili ka nën pronësi 3 milionë e 67 mijë e 842 euro.
Ndërsa Mutaher Haskukaj i Lëvizjes Vetëvendosje ka një pasuri prej 2 milionë e 807 mijë e 317 euro.
2 milionë e 301 mijë e 320 euro është pasuria e Fatmir Rexhepit. Ndërsa në listë i fundit sipas këtij publikimi radhitet deputeti i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, pasuria e të cilit arrin në 1 milion e 736 mijë e 750 euro.