Loading…

Zyrtarët e shtetit nuk e ndalin gazin: Me veturë 4Z, e kalon shpejtësinë mbi 180 km/h

  • 26/10/2019 | 15:52

Zyrtarët e shtetit nuk e ndalin gazin: Me veturë 4Z, e kalon shpejtësinë mbi 180 km/h

Nuk janë të pakta rastet kur zyrtarët e shtetit po shkelin rregullat e komunikacionit me vetura zyrtare. Dje është regjistruar edhe një e tillë, shkruan Gazeta Metro.


Në një video që ka siguruar Metro, shihet se si vetura me targa zyrtare 4Z vozitë në shpejtësi mbi 180 km/h.

Kjo veturë zyrtare është xhiruar nga një qytetar, derisa xhiron edhe tabelën e shpejtësisë në veturën e tij.

Në veturën e qytetarët shpejtësia e regjistruar është 176 km/h, ndërsa ajo e veturës zyrtare duhet të jetë më e lartë pasi që është duke ecur më përpara.

Vozitësi me këtë shpejtësi jo vetëm që rrezikon vetën, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Video është xhiruar në autostradën Prishtinë-Shkup. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë