Loading…

Zyrtarët shëndetësorë kinez: Virusi mund të përhapet ende pa u shfaqur simptomat

  • 26/01/2020 | 18:33

Zyrtarët shëndetësorë kinez: Virusi mund të përhapet ende pa u shfaqur simptomat

Virusi i ri i cili është përhapur në më shumë se 2 mijë njerëz, përhapet tek të tjerët ende pa u shfaqur simptomat, duke e bërë edhe më të vështirë për ta parandaluar, sipas zyrtarëve shëndetësorë kinezë, transmeton Gazeta Metro.


56 njerëz kanë vdekur deri tani nga ky virus. Ndërsa ministri i shëndetësisë në Kinë Ma Xiaowei u tha gazetarëve se përhapja e virusit është duke u shtuar.

Disa qytete kineze kanë vendosur kufizime të konsiderueshme, sidomos në udhëtime. Tek njerëzit, periudha e inkubacionit- periudhë gjatë së cilës një person ka sëmundjen, por ende nuk ka simptoma, zgjat nga 1 deri në 14 ditë.

Ndërsa një person mund të mos e dijë që ka infeksionin, por ta përhapë atë pasi që simptomat shfaqen më vonë. Por ende ka pyetje thelbësore, se sa njerëz janë infektuar gjatë periudhës së inkubacionit dhe a e ka përhapur ndonjë nga pacientët këtë virus në vende e tjera jashtë Kinës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë