Loading…

Zyrtari i burgjeve suspendohet pas arrestimit për armë

  • 29/03/2017 | 17:20

Zyrtari i burgjeve suspendohet pas arrestimit për armë

Zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, i arrestuar të hënën në mbrëmje në Vërmicë, është suspenduar nga pozita e drejtorit të Administratës në këtë institucion.


Tahir Demiri është suspenduar nga ana e drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj.Zogaj tha për Kallxo.com se Demiri ka marrë masën e suspendimit në bazë të ligjit për shërbyes civil.

“E kam suspendu. Me ligjin për shërbyes civil, pas 48 orëve që i caktohet paraburgimi, jemi të obliguar ta suspendojmë. Është i suspenduar”, tha Zogaj.Tahir Demiri, ushtrues detyre i shefit të administratës në Shërbimin Korrektues të Kosovës është i arrestuar për armëmbajtje pa leje në pikën kufitare të Vërmicës mbrëmjen e së hënës.

Së bashku me Demirin është arrestuar edhe zyrtari i lartë në Policinë e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut, Nexhip Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë