Sekretari shtetëror në qeverinë e Serbisë, Djordje Dabic, njëkohësisht anëtar i kryesisë së Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vucic i ekzaltuar ka shkruar në rrjete sociale për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi duke shfaqur hapur mbështetjen për kundër kandidatin pro-serb Jakov Milatovic, transmeton Gazeta Metro.
Përplasjet mes malazezëve sovranistë dhe pro-serbëve që kanë edhe mbështetjen e hapur të qeverisë serbe sipas raporteve eskaluan para ndeshjes mes kombëtareve të futbollit të të dy shteteve. Disa ditë më parë gazeta malazeze Pobjeda kishte botuar shkrimin ku zbulohej dokumenti i vet kreut të shtetit serb ka udhëzuar krerët e partisë që të mbështetet kandidati Jakov Milatovic që në dukje është i pranueshëm për Perëndimorët.
Por gjakrat e nxehtë e zbuluan këtë synim të njërit prej anëtarëve të kryesisë së partisë së Vucic, SNS. Djordje Dabic që shërben edhe si sekretar shteti në qeverinë serbe ka shkruar në Twitter i ekzaltuar pas një incidenti me pritjen e kombëtares serbe të futbollit në Podgoricë.
“Është një kënaqësi e papërshkrueshme kur ju shoh si haheni e ziheni për shkak të faktit të thjeshtë që jeni rrëzuar dhe thyer. Me 2 prill iu pret akti final i fundosjes së një epoke të shkretë. Mali i Zi po i kthehet vetes” ka shkruar Dabic.
Неопосив је ужитак гледати вас како се једете и сикћете због просте чињенице да сте пукли као звечка. 2. априла следи завршни чин потапања једне несрећне епохе. Црна Гора се вратила себи.
— Ђорђе Дабић (@dabic_djordje_) March 26, 2023
Në artikullin e Pobjeda citohej dokumenti sekret i SNS për kryesinë vet rreth qasjes dhe veprimtarisë së tyre në mbështetje të kandidatit Jakov Milatovic për president të Malit të Zi, si më i pranueshëm për ‘perëndimorët’. Ata këshillohen nga partia që strategjia është që të përkrahet me të gjitha mundësitë për të hequr Milo Djukanovic nga pushteti./gazetametro.net