Loading…

Zyrtari i lartë i VV’së i linçoj 13 gazetarë e publicistë si ‘argat të Serbisë’, Matoshi: Nëse nuk reagon Kurti, nuk e njoh si kryeministër

  • 10/11/2021 | 10:14

Zyrtari i lartë i VV’së i linçoj 13 gazetarë e publicistë si ‘argat të Serbisë’, Matoshi: Nëse nuk reagon Kurti, nuk e njoh si kryeministër

Publicisti dhe analisti Halil Matoshi, është shprehur tejet i revoltuar me linçimin që i ka bërë zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, 13 gazetarëve e publicistëve kosovar. Ai ka thënë se nëse Albin Kurti nuk reagon ndaj kësaj gjuhe, nuk do ta njoh si kryeministër, shkruan Gazeta Metro.


Feraj që vjen nga Shqipëria dhe është zyrtar i lartë i VV’së, s’ka kursyer asnjë nga 13 gazetarët dhe publicistët kosovarë, duke i linçuar si persona që po punojnë për Serbinë.

E ndaj kësaj ka reaguar Matoshi i cili është njëri nga publicistët e listuarit me fotografi në statusin e Ferajt.

Matoshi i mllefosur me këtë gjuhë linçuese e kërcënuese të zyrtarit të VV’së, ka thënë se nëse Albin Kurti nuk do iu del në mbrojtje këtyre qytetarëve të Kosovës, ai nuk do e njoh si kryeministër.

“Unë pres si qytetari Republikës që kryeministri Albin Kurti të më mbroj nesër, ndryshe nuk e njoh si Kryeministër”, tha Matoshi

Tutje ai ka shtuar se Feraj me këtë gjuhë të përdorur është një monstrum dhe se ka lidhje me ideologji staliniste. Ai këto ide i ka quajtur fashiste.

“Hysamedin Feraj është një stalinist-enverist i lidhur me ideologjinë ruse- sovjetike, është një monstrum, dhe me monstrum të tillë nëse mendon me e poshtnu Kosovën Albin Kurtit keq ka me i dal. Ky është zyrtari lartë i lart në Lëvizjen Vetëvendosje në këshillin drejtues. Derisa njerëzit e tillë në Kosovë shesin moral e bojnë lista se ne punojmë për Serbi e zoti Kurti hesht atje në atë foteln e tij,  unë në kam qenë në lista të Serbisë për likuidim e jo në të shqiptarëve. Kjo është fytyra e vërtetë e Lëvizjes Vetëvendosje me linçu njerëz”, është shprehur i revoltuar Halil Matoshi.

Matoshi ka treguar se si në një rast e kishte mbrojtur liderin e VV’së dhe kryeministrin Albin Kurti, kur ishte thënë për të se është shëtitur nëpër hotele të Serbisë. Ai tha se kishte deklaruar se një gjë e tillë nuk ka qenë e vërtetë.

“Ish zyrtari i lartë i LDK’së, ka pas thanë se Albin Kurti, është shëtitur neper hotele të Serbisë, dhe unë u kam dalur në mbrojtje, kam thënë se e kam pa Kurtin e kam qenë me të në kampet e përqendrimit e kam mbrojtur në mënyrën më të duhur nga këto ide fashiste. Unë pres si qytetari Republikës Albin Kurti  më mbrojt nesër, ndryshe nuk e njoh si Kryeministër”, tha Matoshi tutje në kanal10.

E ndaj kësaj gjuhe ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke dënuar linçimet e Hysamendin Ferajt të Vetëvendosjes (VV), ndaj gazetarëve.

Me anë të një shkrimi në Facebook, AGK ka thënë se e dënon gjuhën e përsëritshme linçuese të zyrtarit të Vetëvendosjes dhe ish-kandidatit të kësaj partie për deputet, Hysamendin Feraj, ndaj një grupi të gazetarëve./gazetametro.net

AGK i reagon Hysamedin Ferajt: Gjuha e tillë vë në rrezik sigurinë e gazetarëve, VV të distancohet

‘Po punojnë për Serbinë’: Ideologu i VV’së linçon 13 gazetarë e publicistë, përfshirë ish-shefin e tij

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë