Loading…

Zyrtari i LDK’së: Albin, tash e tutje shahu e ka një figurë të re

  • 27/12/2019 | 11:52

Zyrtari i LDK’së: Albin, tash e tutje shahu e ka një figurë të re

Kryetari i LDK’së në Drenas  Bedri Nika i ka quar një mesazh Albin Kurtit duke i thënë se se nga sot e tutje, shahu ka edhe një figurë të re, shkruan Gazeta Metro.


Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, Bedri Nika ka komentuar veprimin e djeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje kur nominoi për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën.

“Në konceptin historik të VV-së se negociatat paraprake vendosin në kompromis lirinë për të vepruar dhe në kulturën e Albin Kurtit se embelsira lihet për në fund, duket se vota perfundimtare e unanime e LDK-së për zhbllokimin e asamblesë, nuk ka qenë aspak i sheqerosur për të dhe për të gjithë të tjerët, duke e lënë gojë – hapur opinionin publik dhe në heshtje të pathyeshme VV-në. Vetëm pse monopolin në shtet nuk arriti ta merrte, duke e skajuar keshtu LDK-në fund të odës. Albin, nga sot e tutje, shahu ka edhe një figurë të re! Gezuar!”, ka shkruar Nika në profilin e tij në Facebook./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë